Pas humbjes së mbrëmshme me penallti përballë Kroacisë që nuk i mundësuan kalimin në gjysmëfinale, futbollistët e Kombëtares së Rusisë morën një mesazh nga Vladimir Putin. Siç njofton Kremlini, Presidenti Rus u shpreh krenar dhe theksoi se pavarësisht humbjes, zhvilluan një ndeshje të bukur. Ai i cilësoi “heronj” djemtë e Kombëtares, duke shtuar se “dhanë maksimumin në fushë”.