Nga Prokuroria e Durrësit, Krimet e Rënda marrin në dorë dosjen e 3.4 mln eurove në makinat Toyota Yaris. Hetimet i janë besuar prokurorit Blerim Tominaj. Vendimi i transferimit të dosjes pason masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 të dyshuarit që cilësohen pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Ata do të dalin brenda javës para Gjykatës për Krimet e Rënda, për t’u njohur me akuzat.