Aktualitet

Krimet e Rënda, seancë për paditë e Ballës ndaj Bashës

Pas dy padive të Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës lidhur me 3.4 milionë eurot e bllokuara në Portin e Durrësit, për sot në orën 13:00 është caktuar seanca e përballjes mes tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kreu i grupit socialist  e akuzon kryedemokratin për nxjerrje të sekretit hetimor, si dhe për shpifje, pasi Basha tha se Balla ishte garanti i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në Europë.  Kreu i Opozitës ndodhet për vizitë në Amerikë e pritet të përfaqësohet nga avokati, ndërsa Balla do të jetë i pranishëm në seancë.