Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj raportoi para ambasadorëve perëndimorë në Tiranë, për masat e ndërmara për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, si një nga kriteret e procesit të integrimit evropian. Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, Gjonaj foli për implementimin efektiv të reformave, si ajo në Drejtësi, apo Reforma në Administratën publike, të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.