Së fundmi është bërë e ditur se kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds do të martohen verën e ardhshme. Dasma e çiftit do të mbahet më 30 korrik të vitit 2022. Përsa i përket datës së ceremonisë miqtë thonë se ato janë duke pritur deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Më herët është raportuar se kryeministri britanik mund të martohej në Itali, ku e fejuara ka të afërmit. Kjo do të jetë martesa e tretë për Johnson pas divorcit nga gruaja e dytë Marina Wheeler në vitin 2020. Vitin e kaluar, kryeministri britanik u bë baba për herë të pestë. Partnerja e tij, Carrie Symonds, solli në jetë një djalë, i cili është fëmija i parë i çiftit.

Djali i tyre është quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson dhe vogëlushi erdhi në jetë 17 ditë pasi kryeministri doli nga spitali, ku po kurohej për COVID-19. Symonds është rikthyer për të jetuar me Johnson, pasi më parë ishte izoluar në Camberwell, në Londrën e Jugut, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit. Dyshja njoftoi në shkurt se ishin fejuar dhe po prisnin një fëmijë, ndërsa Johnson ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.
