Rajoni

Kryeministri Haradinaj pret kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin

Kryeministri i Kosovës priti sot Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë. Takimin e Ramush Haradinajt me Menduh Thaçin e dominuan zhvillimet politike dhe të tjera tema të rëndësishme. Bashkëbiseduesit iu referuan Kosovës e Maqedonisë, si shembuj të mirë në rajon, që me bashkëpunimin ekonomik dhe politik, i kontribuojnë paqes së qëndrueshme në Ballkan.