Kryeministri Rama tha se të gjitha reformat në vend do të vazhdonin, edhe nëse BE-ja nuk do të caktonte datën për hapjen e negociatave. Në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rama vlerësoi vendimin e Këshillit Europian për shtyrjen e datës së negociatave. Sipas shefit të qeverisë, “Nëse bisedimet hapeshin këtë Qershor, Shqipërisë do t’i duheshin 6-12 muaj për t’u përgatitur mbi këtë proces”.