Pas përfundimit të rinumërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është i gatshëm të certifikojë rezultatin e votimeve të parakohshme parlamentare të 6 Tetorit. Por siç thotë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, më parë duhet pritur për ankesa. Sipas Dakës, certifikimi mund të ndodhë dje javën e ardhshme, ndonëse nuk jep datë të saktë. Nga 1 mijë e 407 vendvotime, deri tani janë rinumëruar rreth 78% e votave.