Qeveria do të nisë një aksion dy-mujor në të gjithë vendin për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike. Deri tani nismat ndërgjegjësuese për qytetarët që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike për të ulur ndotjen në mjedis, kanë qenë të përqendruara në Tiranë. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se nuk do të ketë masa shtrënguese, por vetëm një fushatë ndërgjegjësimi dhe pastrimi mbarëkombëtare, bazuar tek vullnetarizmi.