Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një kundërhelm të mundshëm për një toksinë të fuqishme që gjendet në kërpudhat më helmuese në botë. Kërpudha Amanita phalloides është përgjegjëse për rreth 90% të vdekjeve të lidhura me kërpudhat globalisht. Toksina e saj kryesore është një peptid i njohur si α-Amanitin, që dëmton mëlçinë dhe veshkat.
Studiuesit kinezë dhe australianë kanë identifikuar se substanca indocyanine green duket se bllokon efektet toksike të α-Amanitin. Perandori romak Claudius mendohet se ka vdekur nga konsumimi i kërpudhave në vitin 54 pas Krishtit dhe po kështu është edhe Perandori Romak Charles VI, në 1740. Sot, qindra njerëz vdesin nga ngrënia e kërpudhave helmuese çdo vit dhe ato janë përgjegjëse për 90% të vdekjeve.
Ndërkaq, kërpudha zombie, e cila besohet se do të “pushtojë” trurin e njerëzve, është gjetur edhe në Stamboll. Ekspertët që ekzaminojnë kërpudhat deklaruan se ka më shumë se 400 lloje të kësaj specieje të rrallë. Kërpudha, e cila është përcaktuar të jetë e padëmshme për njerëzit, është përdorur si një burim shërimi në mjekësinë tradicionale kineze për mijëra vjet.