Rusia ka nisur të bëjë llogaritë për efektin ekonomik që ka sjellë Kupa e Botës. Kryeministri Dmitry Medvedev tha se, buxhetit prej 9.1 miliardë eurosh për këtë turne do t’i shtohen edhe 800 milionë të tjera, për ta çuar atë në 9 miliardë e 965 milionë euro. Ndërkaq parashikmet e qeveritarëve ruse për të ardhurat përllogariten të jenë rreth 10.9 miliardë euro. Kompanitë që kanë përfituar më shumë pritet të jenë ato që veprojnë në sektorin e turizmit.