Aktualitet Sport

Kupa e Shqipërisë/ Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshjet e rradhës

Kupa e Shqipërisë do zhvillojë sot gjashtë ndeshjet e mbetura për turin e 1/8. Të martën një biletë për në çerekfinale e morën Laçi dhe Bylis, teksa Tirana është jashtë turneut.

Ndërkohë sot në 13:00 luhen dy duele. Për shkak të borës ndeshja Skënderbeu – Vora do luhet në stadiumin e qytetit të Bilishtit. Egnatia pret Kastriotin, ndërsa Dinamo dhe Erzeni përballen në 13:30.

Tre ndeshjet e tjera marrin jetë në 17:00. Teuta pret AF Elbasanin, Vllaznia luan me Besën e Kavajës, ndërsa Partizani dhe Apolonia përballen në kryeqytet.

Ndeshjet janë me një takim dhe nëse koha e rregullt mbyllet në barazim, ndeshja shkon me shtesë dhe më pas me penallti nëse do jetë e nevojshme.

Kupa e Shqipërisë – Faza 1/8

E martë, 14 janar 2025
Laçi 3-1 Kukësi                            13:00
*Tirana 1-2 Bylis (Vorë)                13:00

E mërkurë, 15 janar 2025
Skënderbeu – Vora                   13:00 (Stadiumi i Bilishtit)

Egnatia – Kastrioti                     13:00
Dinamo City – Erzeni                13:30
Teuta – AF Elbasani                  17:00
Vllaznia – Besa                          17:00
Partizani – Apolonia                  17:00