Qytetarët do të mblidhen edhe këtë të diel në protestën e 43-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Grumbullimi i protestuesve do të nisë në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata do të marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet tubimi para godinës së Kryeministrisë.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se do ta vijojnë protestën deri në largimin e kryeministrit, duke ngritur shqetësime që lidhen me situatën sociale dhe ekonomike në vend. Gjatë tubimeve janë dëgjuar thirrje si “Rama, jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe slogane të tjera kundër qeverisë.
Edhe në këtë protestë pritet t’u bashkohen qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit do të vijojnë me një marshim në rrugët e kryeqytetit.