Aktualitet

Një muaj nga nisja e protestës, qytetarët marshojnë pranë ‘Fan Zone’, thirrje tifozëve: Bashkohuni me ne

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 30 e protestës qytetare.

Protestuesit u grumbulluan si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar marshimin në bulevard dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë.

Gjatë marshimit pranë ‘Fan Zone’, ata u kanë bërë thirrje tifozëve të bashkohen me ta në protestë.

Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, aty ku pritet të mbajnë edhe fjalimet.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme policia ka proceduar penalisht 31 persona pas protestës së djeshme, dhe sipas uniformave blu ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.