Love & Sex

Kur një person nuk është gati për lidhje dhe thjesht po luan? Shenjat që nuk duhen injoruar!

Në epokën e takimeve virtuale, ku njohjet fillojnë më shpesh në rrjete sociale sesa në takime ballë për ballë, është bërë më e lehtë të kuptosh kur dikush nuk është seriozisht i interesuar për një marrëdhënie të vërtetë.

Ekspertët e marrëdhënieve theksojnë se ekzistojnë disa sjellje të vogla, por domethënëse, që tregojnë qartë se personi përballë nuk është gati të angazhohet. Këto janë disa nga sinjalet më të zakonshme që nuk duhen neglizhuar:

– Nëse ti dërgon një “mirëmëngjes” dhe merr përgjigje të tipit “Tani do përshëndetemi çdo ditë?”, kjo është një shenjë e qartë e mungesës së interesit për përkushtim.

– Kur thjesht pyet “Çfarë po bën?” dhe përballesh me një përgjigje si “Po bën shumë pyetje…”, ky është një alarm për mungesë dëshire për komunikim.

– Termi “lidhje” shmanget me çdo kusht. Në vend të tij përdoren fraza si “po flasim”, “po njihemi” apo “po e shijojmë momentin”, çka tregon një hezitim të qartë për të përcaktuar marrëdhënien.

– Ai i ndjek gjithmonë story-t e tua, por kur është me ty, nuk ndan asgjë në rrjetet sociale. Madje, story-t e tij shpesh janë të kufizuara për një numër të vogël ndjekësish.

– Postimet e ish-it marrin ende pëlqime, ndërsa ty të injoron në mesazhe. Nëse e pyet se ku ishte mbrëmë, përgjigjja vjen e ftohtë: “Nuk jam tipi që jep llogari.”

Nëse e gjen veten në këto skenarë, ndoshta është momenti të pranosh se problemi nuk qëndron tek ti. Jo të gjithë janë të gatshëm për një lidhje – dhe shpesh, mungon guximi për ta pranuar hapur.

Prandaj, më mirë të lexosh sinjalet në kohë, sesa të shpenzosh energji në një rrugë pa të ardhme.