Rajoni

Kuvendi i Kosovës vendos sot për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtojë projekt-platformën shtetërore për finalizimin e dialogut Prishtinë-Beograd, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Deputetët duhet të vendosin për t’i dhënë ose jo besimin Hashim Thaçit, që në cilësinë e Presidentit të Republikës, të përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Brukseli. Partitë opozitare paralajmëruan votën kundër.