Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës, votimi i Ligjit për Teatrin i vlefshëm

Votimi i Ligjit për Teatrin Kombëtar në seancën e së enjtes së shkuar  është i vlefshëm. Konkluzioni doli nga Sekretariati i Votimit pas investigimit të bërë lidhur me procesin. Vendimi rrëzoi kërkesën e Opozitës për shpalljen të pavlefshëm të votimit dhe përsëritjen e tij. PD-LSI pretendojnë se gjatë ligji për teatrin e ri u miratua falë manipulimit të votave të disa deputetëve që nuk ishin të pranishëm në seancë plenare.