Tech

Ky ishull po teston robotë pastrues për të shpëtuar plazhet nga mbeturinat!

Bali prej vitesh përballet me një krizë të mbeturinave që shpesh mbulon plazhet më të frekuentuara nga turistët. Nga tetori deri në mars, erërat e forta dhe valët sjellin në brigje plastikë e mbeturina nga deti, duke dëmtuar imazhin e destinacionit. Ndërkaq, autoritetet lokale kanë nisur të testojnë zgjidhje teknologjike, mes tyre robotët pastrues të plazhit.

Një prej tyre, BeBot Smart Beach Cleaning Robot, u prezantua në FINNS Beach Club në Canggu, me vlerë rreth 65 mijë dollarë. Zyrtarët shpresojnë që në të ardhmen këto pajisje të përdoren në çdo fshat bregdetar për të ruajtur plazhet e Bali-t. Ndërkaq, në rrugët e Zyrihut të Zvicrës do të shihen së shpejti “robotët-qenë” që shpërndajnë ushqim të shpejtë. Programi pilot po zhvillohet nga platforma e porosive Just Eat Takeaway.com në bashkëpunim me kompaninë zvicerane të robotikës RIVR. Pajisur me “Inteligjencë fizike”, robotët me rrota e këmbë mund të ngjiten shkallëve, të anashkalojnë pengesa si kosha plehrash apo bar, si dhe të lëvizin mes këmbësorëve, biçikletave dhe makinave.

Ata ecin me shpejtësi deri në 15 km/h dhe funksionojnë edhe në kushte të vështira moti, nga shiu e bora te nxehtësia apo era. Çdo dorëzim monitorohet në kohë reale, ndërsa robotët mund të kontrollohen edhe në distancë. Just Eat thotë se është shërbimi i parë në Evropë që teston robotikë hibride me AI fizike për shpërndarje. RIVR planifikon t’i përdorë këta robotë edhe për paketa, ushqime të freskëta e sende të tjera, duke synuar shtrirjen në qytete të tjera evropiane.