Ditën e kaluar të gjithë nisën të spekulonin se Kylie Jenner është sërish në prije të ëmbël.
E gjitha kjo nisi për shkak të një video-je të bërë në festën e ditëlindjes së motrës së saj Khloe. Në videon ku shfaqeshin ëmbëlsirat e festës në sfond dëgjohej një zë i ngjashëm me të Kyliet që thoshte se ishte shtatzënë.
Sipërmarrësja 21-vjeçare menjëherë është përpjekur të hedhë poshtë këto aludime duke postuar një foto në Instagram ku duket qartë se barku i saj nuk është i fryrë.
Prej muajsh tashmë ajo dhe partneri i saj Travis Scott kanë treguar se janë gati të zgjerojnë familjen e tyre dhe të kenë më shumë fëmijë.