Showbiz

Kylie Jenner sërish shtatzënë?!

Në festën e ditëlindjes së motrës së saj Khloe Kardashian, Kendall Jenner ka zbuluar pa dashur se mund të jetë sërish shtatzënë.

Në një video ku njëra prej motrave por xhironte ëmbëlsirat e festës, dëgjohet në sfond zëri i Kylie teksa po tregonte dikujt se është në pritje të ëmbël.

Ajo gjithmonë ka shprehur dëshirën për të zgjeruar familjen e saj dhe pas 17 muajsh pas ardhjes në jetë të vogëlushes Stormi, 21-vjeçarja mund të jetë gati për një tjetër fëmijë.

Marrëdhënia e saj me reperin Travis Scott duket se po shkon për mrekulli dhe pse jo ky mund të ishte momenti i duhur që ata të bëhen sërish prindër.