Showbiz

Kylie Jenner surprizon partnerin e saj për ditëlindje

Kylie Jenner i dashuron surprizat e ditëlindjes dhe kjo ishte e qartë nga festa madhështore që organizoi për vogëlushen e saj.

Së fundmi ajo ka blerë një baner të madh në autostradën në veri të hollivudit për të uruar partnerin e saj Travis Scott për ditëlindje.

Edhe pse ditëlindja e reperit është më 30 prill, sipërmarrësja e famshme nuk ka pritur aq gjatë për ta surprizuar.

Në banerin e madh ku shfaqet ajo dhe e vogla Stormi shkruhet “Gëzuar ditëlindjen babi, nga mami dhe Stormi”.

Ajo gjithashtu ka organizuar për 28-vjeçarin, një festë ditëlindjeje me kod veshjeje nga filmi “Avangers”.