Bota Celebrities

Lamtumirë aktores Kimberly Hebert Gregory/Fjalët prekëse të ish-bashkëshortit!

Lamtumirë Kimberly Hebert Gregory! Aktorja e njohur për rolin e drejtoreshës së guximshme në serialin “Vice Principals”, ndërroi jetë në moshën 52 vjeçe nga shkaqe që ende nuk dihen. Ish-bashkëshorti i saj, Chester Gregory, konfirmoi ndarjen e saj nga jeta në një postim në Instagram.

Ti ishe mishërim i shkëlqimit, një grua me ngjyrë, mendja e së cilës ndriçonte çdo dhomë dhe me prani që mbante si zjarrin ashtu edhe hirin. Shumë më tepër se një ish-grua, ti ishe shoqja ime. Djali ynë, kënga që shkruam së bashku, është një jehonë e gjallë e dritës tënde.

Roli i Kimberly-t si drejtoresha Belinda Brown në ‘dark comedy’, “Vice Principals” e bëri të famshme dhe nuk është rastësi që Walton Goggins, aktori i “White Lotus”, i cili luajti me Gregory-n në serial, ishte mes shumë artistëve që i bënë homazh në rrjetet sociale.

Humbëm një nga më të mirat… një nga më të mirat me të cilat kam punuar ndonjëherë, shkroi Goggins në postimin e tij në Instagram. Pata nderin… fatin ta njihja, të kaloja muaj duke punuar me të, këtë mbretëreshë në “Vice Principals”.

Por, Kimberly Hebert Gregory i ka dhënë zë e figurë edhe shumë personazheve të tjerë në seriale të suksesshme, të njohur në botë. Ajo është shfaqur në “Grey’s Anatomy”, “The Big Bang Theory”, “New Amsterdam”, “Shameless”, “Gossip Girl”, “Two and a Half Men” dhe “Better Call Saul”.