Rusia përshëndet dëshirën e Donald Trump-it për ta përfshirë Moskën në angazhimin për një marrëveshje për armët dhe sfidat e tjera globale. Sipas Kryediplomatit Sergei Lavrov, “Veprimet e Presidentit Amerikan duhet të përputhen me fjalët e tij”. Në një intervistë për mediat italiane, Lavrov shprehet se “Deklarata e Trump-it për të vendosur dialogun me Rusinë, tregon se po mposhtet ruso-fobia”.