Rajoni

LDK vijon kundërshtimin e rolit udhëheqës të Thaçit në dialogun me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta kundërshtojë rolin udhëheqës të Presidentit Hashim Thaçi, në dialogun me Serbinë. Sipas LDK-së, “Pa autorizim dhe ende pa nisur mirë bisedimet me Beogradin, Thaçi i ka hequr të gjitha vijat e kuqe”. Si të tilla, kryetari i grupit, Avdullah Hoti, përmend integritetin territorial të Kosovës, karakterin unitar të shtetit dhe respektimin e Kushtetutës në marrëveshjen që arrihet. Hoti thotë se “Rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë”, çka sipas tij, “Arrihet vetëm me njohje reciproke”.