Showbiz

Ledri Vula konfirmon gjininë e bebit, reperi dhe Sara Hoxha do të bëhen me vajzë

Tashmë çdo aludim është konfirmuar. Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë.

Mesditën e ditës së djeshme reperi shumë i dashur i publikut konfirmoi nëpërmjet një video-je të ëmbël që ai dhe Sara do të bëhen prindër të një vajze.

Gjininë e bebes ata e kanë mësuar më 10 korrik për ditëlindjen e artistit teksa çifti ishin me pushime. Gjatë drekës së ditëlindjes, Ledri dhe Sara e zbuluan gjininë e fëmijës në mënyrën më të bukur.

Ata mbanin në duar një tullumbac të madh të zi, ku brenda fshihej ngjyra rozë, që përcakton edhe gjininë e bebes.

Në videon e ëmbël dyshja shfaqen shumë të emocionuar dhe të përlotur për këtë lajm kaq të bukur.