Celebrities Gossip Showbiz

Legjenda 93-vjeçare e Hollivudit Gene Hackman thuajse nuk njihet më!

Së fundmi aktori veteran Gene Hackman, është shfaqur rrugëve teksa ngiste vetë makinën dhe ku ndaloi për të konsumuar një hamburger të shpejtë. Edhe pse në janar aktori mbushi 93-vjeç, ai dukej në formë të mirë. Për herë të fundit, Hackman ka luajtur një film në 2004, komedinë “Welcome to Mooseport”. Për dekada Hackman ka qëndruar larg nga bota e showbiz-it.

E vetmja intervistë e tij ishte ajo e vitit 2021 me “New York Post”, ku foli për karrierën, në 50-vjetorin e filmit “The French Connection”, me të cilin fitoi edhe çmimin “Oscar” si aktori më i mirë protagonist në vitin 1972. Aktori ka pasion gjithashtu arkitekturën, pasi ka projektuar dhe krijuar 10 shtëpi, mes të cilave edhe një vilë që është vlerësuar nga revistat amerikane të industrisë.

Që prej daljes në pension nga aktrimi, Hackman është marrë edhe me shkrim romanësh. Një tjetër pasion i tij është edhe çiklizmi, të cilin ka vijuar ta praktikojë deri në të 90-at. Në 2012-tën ai u përplas nga një makinë teksa po shëtiste me biçikletë në Florida dhe përfundoi në spital, por pa lëndime të rënda.