Një moment i ngarkuar emocionalisht u transmetua këtë të diel në emisionin “Fan Club”, ku moderatorja Kiara Tito lexoi një letër të ardhur nga nëna e Inës. Mesazhi i saj, i thjeshtë por i fuqishëm, u kthye menjëherë në një nga çastet më të komentuara të mbrëmjes.
Në letrën e saj, ajo thekson se nuk ndjen nevojën të flasë me tone të larta, pasi, siç shprehet vetë, “mjafton zemra”.
Nëna e banores nënvizon se Ina është pikërisht ashtu siç është rritur: e sinqertë, me gabime dhe virtyte, me ndjenja të forta, por edhe me dobësi, jo perfekte, por njerëzore.
Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë. Mjafton zemra. Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi. Jo perfektë, por njerëzore. Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft.
Publikut dua ti them vetëm kaq, pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet. Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen. Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë por njerëzit brenda saj janë të vërtetë. Ju faleminderit
Në fund të mesazhit, ajo i drejton një thirrje publikut për më shumë kujdes në fjalë dhe gjykime, duke rikujtuar se pas çdo banori që shfaqet në ekran ekziston një familje që ndjen, pret dhe lutet çdo ditë.
Ajo shton se pas vajzës së saj qëndron një nënë që beson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë, edhe kur vihen në provë.
Mesazhi u mbyll me një falënderim për të gjithë ata që e shohin situatën me zemër të hapur dhe kuptojnë se, ndonëse është një lojë televizive, njerëzit brenda saj janë krejtësisht realë.