Real Madrid ka arritur një marrëveshje surprizë për transferimin e mbrojtësit të majtë të Chelsea-t, Marc Cucurella.
Futbollisti spanjoll, 27 vjeç, pritet të transferohet në “Santiago Bernabéu” pas përfundimit të Kupës së Botës.
Sipas raportimeve, Cucurella ka shprehur pakënaqësinë e tij me drejtimin e klubit londinez gjatë një interviste të dhënë me kombëtaren e Spanjës në muajin mars. Kritikat e tij ndaj politikave të klubit dhe vendimit për shkarkimin e trajnerit Enzo Maresca thuhet se nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Chelsea-t.
Ish-mbrojtësi i Brighton, i cili iu bashkua “Bluve” në vitin 2022 për rreth 55 milionë paund, ka qenë i hapur për një rikthim në Spanjë gjatë kësaj vere.
Interes për lojtarin kishte shfaqur edhe Manchester City, por Chelsea preferonte ta shiste jashtë Premier League. Ndërkohë, drejtuesit londinezë do të duhet të gjejnë një zëvendësues të denjë për spanjollin, me talentin holandez Jorrel Hato që aktualisht konsiderohet alternativa kryesore në skuadër.
LEXO EDHE: Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Klop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorët!
Nga ana tjetër, Real Madrid vazhdon të monitorojë edhe situatën e mesfushorit Enzo Fernandez. Chelsea dëshiron ta mbajë argjentinasin në skuadër dhe i ka vendosur një çmim shumë të lartë për të dekurajuar klubet e interesuara.
Klubi madrilen po kërkon gjithashtu përforcime në repartin ofensiv, ndërsa në merkato priten të tjera lëvizje të rëndësishme gjatë javëve në vijim.