Policia Rrugore e Lezhës gjobiti disa drejtues mjetesh, ndërsa u vendosën 316 masa administrative, pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit. Ndërkohë, gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore, u arrestuan 2 shoferë, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu u pezulluan 52 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe “Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”. Policia paralajmëron kontrolle të shpeshta gjatë sezonit turistik.