Prishtina zyrtare kërkon mbështetjen e Bundestagut lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ishte në Berlin ku takoi Kryetarin e Komisionit të Parlamentit Gjerman për Çështjet Europiane, Gunther Krichbaum. Sipas njoftimit zyrtar, “Hoxha e siguroi Kirchbaum-in se “Kosova nuk do të lejojë askënd të dëmtojë lëvizjen e lirë”.