Bota

Liderët botërorë përshëndesin takimin historik të dy Koreve

Liderë të shumtë botërorë e kanë përshëndetur takimin historik të udhëheqësve të dy Koreve, ku u njoftua vendosmëria për çarmatimin atomik të gadishullit e për firmosjen e një traktati paqeje, i cili do t’i japë fund zyrtarisht luftës mes dy vendeve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres përcolli shpresën se dy Koretë do të lëvizin tani me shpejtësi drejt implementimit të zotimeve të marra për paqe dhe harmoni. Edhe familjet e ndara mes dy Koreve, do të bashkohen sërish nga 1 maji.