Showbiz

Linkin Park gati për projekte të reja muzikore?!

Grupi i famshëm i rrymës rrok, Linkin Park janë shkëputur nga muzika që pas ndarjes nga jeta të solistit të tyre, Chester Bennington.

Chester u vetëvra më 20 korrik të vitit 2017, një ngjarje që shokoi opinionin publik, familjen, miqtë dhe fansat e tij të cilët nuk ishin në dijeni se ai vuante nga depresioni.

Pjesëtarët e tjerë të Linkin Park janë shkëputur për tu kujdesur për familjet e tyre e për të kaluar në privatësi këtë ngjarje të rëndë.

Edhe pse grupi nuk do të jetë i njejtë që pas ikjes së Bennington, ata mund të rikthehen me projekte të reja muzikore për hir të fansave të tyre.

Këtë e ka konfirmuar pjesëtari i Linkin Park, Joe Hahn në një intervistë për gazetën koreane, “Yonhap”.