Ish-futbollisti shumë i njohur dhe i dashur, David Beckham, ka nisur festimet për ditëlindjen e tij të 50-të, e cila do të jetë më 2 maj.
Ai organizoi një festë të mrekullueshme gjatë mbrëmjes së 31 marsit, ku ftoi figura të njohura nga bota e futbollit, përfshirë yje të mëdhenj si Lionel Messi.
Për këtë ngjarje të veçantë, Beckham kishte veshur një kostum elegant, ndërsa bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, ishte e veshur me një fustan të gjatë e të lirshëm, të bardhë dhe prej sateni.
Në këtë mbrëmje të paharrueshme nuk munguan as fëmijët e tij, Romeo, Cruz dhe Harper.
Përveç Lionel Messi, i cili ka fituar tetë herë Ballon d’Or, shumë yje të tjerë të futbollit ishin të pranishëm në këtë festë të mrekullueshme të organizuar nga Beckham.