Rajoni

Lista Serbe: Nuk kthehemi në Qeverinë e Kosovës!

Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës. Njoftimi u bë përmes një komunikate për mediat. “Nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve” të këtij subjekti politik dhe “nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës”, thuhet në reagim. Për gjendjen e krijuar, Lista Serbe fajëson spektrin politik në Kosovë.