Liverpool nuk fal dhe merr fitoren e radhës në Premier League. The Reds triumfuan pastër 0-5 ndaj West Ham, në ndeshjen e luajtur në London Stadium (London).
Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë, me të besuarit e Slot që realizuan me Diaz, Gakpo dhe Salah. Emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Alexander-Arnold dhe Jota.
Liverpool kryeson kampionatin me 45 pikë, 7 pikë më shumë se Nottingham ndjekës. West Ham është në vendin e 13-të.
Premier League, raundi 19-të:
15:30 Leicester 0-2 Manchester City
16:00
Crystal Palace 2-1 Southampton
Everton 0-2 Nottingham
Fulham 2-2 Bournemouth
Tottenham 2-2 Wolves
West Ham 0-5 Liverpool
Premier League përcillet LIVE në Digitalb