Ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2019” u mbajt mbrëmjen e kaluar në Sevilla, Spanjë.
E gjithë mbrëmja ishte spektakolare që nga parakalimet në tapetin e kuq, tek performancat plot energji dhe tek ndarja e çmimeve që ishte qëllimi kryesor i saj.
Ajo çfarë e bëri edhe më të veçantë mbrëmjen ishte pjesëmarrja e disa artisteve shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Ilira dhe Loredana.
Kjo e fundit arriti të rrëmbejë edhe një çmim si këngëtarja më e mirë zvicerane për 2019-ën, një kategori në të cilën ishte nominuar edhe Ilira.
Loredana është reperja e parë shqiptare e cila fiton një çmim të këtyre përmasave.