Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Korçë, u ndal te gjendja e vështirë ekonomike në Shqipëri. Ai fajësoi për këtë kryeministrin Rama dhe lidhjet e tij me drogën dhe krimin e organizuar. “Droga dhe krimi i organizuar kanë rrënuar ekonominë. Kryeministri duhet të përgjigjet sepse ka mashtruar edhe NATO-n, tha Vasili.