Pamje të tmerrshme vijnë nga Venezuela pas dy tërmeteve katastrofikë që lanë pas dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur.
Ky është qyteti La Guaira në Venezuelë, totalisht i shkatërruar sa ngjan sikur është bombarduar. Imazhe të rëndë, ndërkohë që forcat e shpëtimit vijojnë të nxjerrin njerëz të gjallë apo të vdekur nga rrënojat.

Dy tërmete me magnituda 7.2 e 7.5 Rihter goditën Venezuelën natën e së mërkurës, duke shkaktuar viktima e shembje ndërtesash.
Deri më tani, raportohet se të paktën 32 persona janë gjetur të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar 700.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve (USGS), tërmeti i parë, i cilësuar si “paragoditje”, kishte një magnitudë 7.2 ballë, një thellësi fokale prej 21.9 kilometrash dhe ishte regjistruar rreth 200 kilometra në perëndim të Karakasit.
Tërmeti kryesor kishte një magnitudë prej 7.5 ballësh dhe një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Ai u pasua nga rreth 20 lëkundje pasuese.
Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, shpalli gjendje të jashtëzakonshme duke njoftuar se aeroporti ndërkombëtar që i shërben kryeqytetit është dëmtuar rëndë dhe operacionet e tij janë pezulluar deri në një njoftim të ri.