Në “Elbasan Arena”, sonte në 20:45 Shqipëria pret Izraelin, në sfidën e parë të Ligës së Kombeve. Situata në kampin kuqezi nuk është nga më të mirat. Roshi e Sadiku janë të dëmtuar, të tjerë liderë si Mavraj e Agolli nuk kanë shumë minuta në këmbë. Ndërkaq, Grezda e Xhaka vijnë pas dëmtimesh të gjata. Trajneri Panucci beson në një rezultat pozitiv, ndërsa formacioni pritet të mësohet pak para takimit. Liga e Kombeve është një nga rrugët për të siguruar biletën për në “Euro 2020”. Ky kompeticion do të vijë ekskluzivisht në Supersport.