Policia e Lushnjës prangosi dy të rinj të shpallur në kërkim, pasi ishin dënuar për vjedhje. Të arrestuarit shtatorin e vitit të kaluar i kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash një personi të tretë, i cili i denoncoi. Gjykata e Lushnjes i kishte dënuar me nga 4 muaj heqje lirie për “Vjedhje në bashkëpunim”.