Showbiz

Madonna feston 30 vjetorin e “Like a Prayer”

Mbretëresha e muzikës pop feston 30 vjetorin e publikimit të këngës së saj ikonë “Like a Prayer” që theu shumë tabu kohë më parë.

60-vjeçarja shkroi në rrjetin social Twitter duke rrëfyer detaje për këtë projekt muzikor që askush nuk i dinte më parë.

Fillimisht ajo tregoi se video ishte një ndër më të kritikuarat për kohën, dhe falë saj shumë kompani refuzuan që të nxirrnin bashkëpunimet me të.

“Fakti se unë putha një prift dhe kërceva pranë kryqeve që ishin në flakë më bëri një njeri të keq, më quajtën edhe shtrigë. Pepsi nuk e nxorri kurrë reklamën që unë kisha xhiruar për ta” ,-tha ajo teksa theksoi se nuk është penduar aspak për këtë projekt muzikor.