Duket se të gjithë po komentojnë divorcin e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duke theksuar se kjo e para e ka tradhëtuar aktorin.
Mbrëmjen e kaluar këngëtarja ka shpërthyer në një seri postimesh në rrjetin social Twitter duke thënë se refuzon të pranojë fjalët e të gjithë atyre që mendojnë se ajo ka kryer tradhëti bashkëshortore.
Sipas saj, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe refuzon të kërkojë falje për diçka që nuk e ka bërë. Nga ana tjetër Madonna është hedhur menjëherë në mbrojtje të Cyrus.
“Falë Zotit! Ti je njerëzore! Një grua e cila ka jetuar. Nuk ke nevojë të kërkosh falje!!” -shkroi mbretëresha e muzikës pop.