Makina përplas këmbësorin, plagoset rëndë i moshuari. Ngjarja ndodhi pak çaste më parë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. I aksidentuari një 76 vjeçar u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dyshohet se këmbësori se i ka prerë rrugën automjetit.