Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një tjetër aksidenti rrugor në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bëri me dije se një automjet tip Volkswagen u përplas me një motorcikletë pa targa. Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur dy personat në motoçikletë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.