Aktualitet

Malësi e Madhe, plagoset me armë zjarri i riu

Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe. Pas një konflikti të çastit mes disa personave, një 32 vjeçar mbeti i plagosur në fshatin Kamicë. I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorët ku mësohet se janë dy vellezër, të cilët u shpallën në kërkim.