Botë e Çuditshme

Mamaja e 22 fëmijëve pranon se ndihet vetëm pas arrestimit të bashkëshortit!

Një nënë e 22 fëmijëve ka pranuar se jeta është e vështirë teksa asaj i duhet të kujdeset për fëmijët e saj pas arrestimit të bashkëshortit të saj milioner.

Nëna ruse Cristina Ozturk jetonte me burrin e saj Galip Ozturk në qytetin bregdetar të Batumi, përpara arrestimit të tij gjatë një operacioni të forcave speciale më 31 maj. Zëdhënësja e Ministrisë së Financave Nato Natroshvil tha se Galip u arrestua për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Biznesmeni turk, i cili zotëron kompaninë e autobusëve, u largua nga vendi i tij në vitin 2018 pasi një gjykatë e apelit la në fuqi dënimin e tij të përjetshëm për urdhërimin e vrasjes së një burri të quajtur Kuvvet Koseoglu në vitin 1996. Sipas raportimeve, ai u arratis në Gjeorgji, ku është e ligjshme përdorimi i nënave surrogate dhe u takua me Cristina, një ish-striptiste që ishte në udhëtimin e saj të parë jashtë Rusisë.

Në vitin 2021, çifti zbuloi se si shpenzuan rreth 138,000 paund për nënat surrogate për të mbledhur shpejt 20 foshnja në një vit, dhe folën se si ata shpresonin që një ditë të arrinin 105 fëmijë. Çifti thuhet se shpenzon 68,000 paund në vit për 16 dado me kohë të plotë. Pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Cristina ka pranuar se e ka jetën të vështirë duke u kujdesur për familjen e saj të madhe. Ajo tha:

Ndjenja e vetmisë nuk më lë kurrë, edhe me një numër kaq të madh njerëzish të afërt rreth meje. Tani është më e vështirë se kurrë, nuk e duroj dot heshtjen, nuk e duroj mungesën e tij, nuk mund të fle dhe zgjohem vetëm. Nuk mund ta shoh vendin e tij të punës të zbrazët… Nuk mund ta shoh buzëqeshjen e tij, nuk mund ta dëgjoj zërin e tij, nuk mund ta ndjej përqafimin e tij.