Në një intervistë të dhënë së fundmi Rita Ora ka pranuar publikisht se mamaja e saj nuk dëshiron aspak ta shohë të zhveshur nëpër postime në platformat sociale dhe as në evente të ndryshme.
Si një mama tradicionale shqiptare Vera Ora shpeshherë e këshillon vajzën e saj të tregohet e kujdesshme me atë çfarë vesh por duket se kjo e fundit e ka vështirë të heqë dorë nga ky ‘ves’.
“E bëj sepse më bën të ndihem e çliruar, më bën të ndihem e lirë dhe pse jo dreqin në fund të fundit është trupi im” ,-u shpreh Rita e cila ka dalë krejtësisht e zhveshur në kopertinën e revistës “CLASH”.