Aktualitet

Ministrja Manastirliu dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Ministria e Shëndetësisë nisi fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talesemikë, nismë e cila do të zgjasë 1 muaj. Ministrja Manastirliu dhe stafi i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhuruan sot gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Në moton “10 minuta për të shpëtuar 3 jetë”, nisma vjen në një kohë të vështire për bankën e gjakut, sic është stina e verës. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin deri më datë 4 Korrik.