Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 Prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë.
Lajmi u bë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Ambasadës amerikane në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook.
Ambasada shprehet se ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e parë të Sekretarit Rubio në krye të Departamentit të Shtetit.
“Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 Prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë. Ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e parë të Sekretarit Rubio në krye të Departamentit të Shtetit”, thuhet në postim.
Duke qenë se takimet e vetme të tjera të NATO-s para samitit të qershorit janë takime joformale të ministrave të Jashtëm që do të mbahen në Turqi në mesin e majit dhe të Mbrojtjes në fillim të qershorit, takimi i kësaj jave shërben, në shumë mënyra, si provë gjenerale për samitin e Hagës që do të mbahet më 24-26 qershor.
Qëllimi i takimit është i qartë: Të mbajë të bashkuar aleancën, duke rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po kërkon që të çdo aleat të zotohet se do të shpenzojë të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë raporte të rregullta mbi përparimin, me shpresën se kjo do ta qetësojë presidentin amerikan, Donald Trump.