Rajoni

Maqedoni, riformatohet qeveria e Zoran Zaevit

Riformatohet kabineti qeveritar i Maqedonisë. Koalicioni zgjerohet me njërin krah të Lëvizjes “Besa”, me Partinë Demokratike Shqiptare dhe Lidhjen e Romëve. Asaf Ademi i Lëvizjes “Besa” do të drejtojë Ministrinë e Kulturës; Bardhyl Dauti i PDSH-së është ministër i ri pa portofol, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Social-Demokrate shkëmbejnë postet e Ministrave të Drejtësisë e të Arsimit. Kryeministri Zaev tha në Parlament se “Kriza politike po lihet pas, duke hapur procese serioze reformash, për të kthyer besimin tek institucionet dhe ambienti demokratik”.